Çdo minutë, rreth 6,000 rrufe godasin tokën/ Shpiket droni që mund t’i ndalojë ato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tingëllon si fantastiko-shkencore, por kompania japoneze NTT (Nippon Telegraph and Telephone) ka njoftuar ekzistencën e një droni të aftë për të tërhequr dhe “udhëzuar” rrufetë . Ideja është që kjo pajisje fluturuese të përdoret si një shufër rrufeje e lëvizshme , e aftë të qëndrojë pezull mbi qytete gjatë një stuhie dhe të tërheqë shkarkime elektrike përpara se ato të godasin tokën dhe të shkaktojnë dëme të mundshme.

Prototipi, i testuar në Japoni dhjetorin e kaluar, arriti t’i mbijetojë një goditjeje të vërtetë rrufeje dhe të qëndrojë në ajër, megjithëse tregoi shenja të lehta shkrirjeje në trupin e tij. Nëse konfirmohet nga studime të pavarura, sistemi mund të mbrojë qytetet dhe infrastrukturën nga ndërprerjet e energjisë dhe zjarret e shkaktuara nga stuhitë elektrike, të cilat janë gjithnjë e më të shpeshta dhe të dhunshme edhe për shkak të ndryshimeve klimatike .

Si funksionon. Testi u zhvillua në Prefekturën Shimane, Japoni, më 13 dhjetor 2024. Në prag të mbërritjes së një stuhie , droni arriti një lartësi prej 300 metrash duke mbajtur fundin e një teli përçues, të lidhur me një çelës në tokë. Pasi aktivizohej, sistemi rriti fushën elektrike rreth dronit , duke stimuluar një shkarkesë nga qielli. Rrufeja goditi kabllon, i cili e drejtoi rrymën drejt tokës ; por si nuk e rrëzoi dronin? E thjeshtë: për të mbrojtur elektronikën e brendshme, avioni ishte mbështjellë në një kafaz Faradei , i aftë të mbronte strukturën. Sipas kompanisë japoneze, ajo mund të përballojë edhe strese pesë herë më të mëdha.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV