Spanja miraton projektligjin, redukton orarët javore të punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj për reduktimin e javës zyrtare të punës nga 40 në 37.5 orë, një hap që synon përmirësimin e produktivitetit dhe mirëqenies së punonjësve. Projektligji do të kalojë tani në parlament për miratim, ku qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez përballet me sfidën e mungesës së një shumice të qartë.

Sipas Ministrisë së Punës, rreth 12.5 milion punonjës të sektorit privat me kohë të plotë dhe të pjesshme do të përfitojnë nga ndryshimi. Ministrja e Punës, Yolanda Díaz, e cila përfaqëson partinë e majtë Sumar, u shpreh se ky është një hap drejt modernizimit të botës së punës dhe rritjes së lumturisë së qytetarëve.

Masa tashmë aplikohet për nëpunësit civilë dhe disa sektorë publikë, por me ligjin e ri do të shtrihet në sektorë kyç si shitja me pakicë, mikpritja, ndërtimi dhe prodhimi – sektorë që përbëjnë një pjesë të madhe të fuqisë punëtore.

Projektligji ka marrë mbështetje nga sindikatat kryesore të vendit, ndërsa është kundërshtuar nga shoqatat e biznesit. Spanja ka pasur një javë pune 40-orëshe që prej vitit 1983, kur orari u ul nga 48 orë.

Nisma vjen pas eksperimenteve të ndryshme pas pandemisë COVID-19, përfshirë një projekt pilot në Valencia që testoi një javë pune katërditore. Rezultatet treguan përfitime të qarta për punonjësit, përfshirë ulje të stresit dhe zakone më të shëndetshme jetese. /e.t

Të fundit

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Janë raportuar shtatë vatra, dy prej tyre ende aktive

Temperaturat e larta kanë sjellë aktivizim të vatrave të zjarreve në vendin tonë. Sipas një informacioni që jep ministri...

“Do mbështesim popullin iranian”/ Putin pret delegacionin nga Teherani, dënon SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në Moskë të hënën, ndërsa forcat izraelite vazhduan të godasin...

Al Hilal “çmendet” pas Osimhen, gati ofertën e jashtëzakonshme për sulmuesin nigerian

Victor Osimhen është rikthyer në Nigeri për t’u çlodhur. Midis mbrëmjeve me miqtë, punës bamirëse dhe vizitave në qytetet e tij të fëmijërisë, sulmuesi vazhdon...

Vuçiq: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia "nuk është duke eksportuar" më armë. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur...

Shefi i IAEA thotë se priten “dëme shumë të mëdha” në centralin Fordo të Iranit

Bombardimet nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të kenë shkaktuar “dëme shumë të mëdha” në zonat nëntokësore të centralit për pasurimin e uraniumit Fordo...

Lajme të tjera

Web TV