Gonzato nga Durrësi: Ecuria e zgjedhjeve, e rëndësishme për procesin e anëtarësimit në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur për mediat nga Durrësit, ku edhe vëzhgoi ecurinë në një nga qendrat e votimit. Gonzato u shpreh se nuk do të shprehet për ecurinë e procesit tani, pasi do të presë raportin dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Gonzato tha se ecuria e zgjedhjeve është e rëndësishme për procesin e integrimit në BE.

“Donim të shikonim se si po ecën procesi i zgjedhjeve edhe në qytetet e tjera. Kemi edhe kolegët e mi nga shtetet anëtare të BE që kanë dalë për të vëzhguar. Arsyeja se pse po e bëjmë këtë gjë nuk është se nuk kemi besim te OSBE-ODIHR. Ata po bëjnë shumë  një punë të mirë por sepse duam që edhe ne të kemi përvojën tonë, ta shikojmë gjënë nga afër, mendimet e qytetarëve dhe se si po ecën procesi në përgjithësi. Siç e kam thënë këto janë zgjedhjet e para që organizohen pas çeljes së negociatave dhe në fakt ka të bëjë me çështjen më themelore, të drejtat e njeriut. Mënyra se si do të shkojnë janë të rëndësishme edhe për procesin e anëtarësimit në BE:, tha Gonzato./E.T

Të fundit

Media greke: Sazani do tërheqë miliarderët e botës pas projektit të familjes Trump

Dhëndri i presidentit të SHBA-së Donald Trump, bashkëshorti i Ivankës, vajzës së tij të madhe, Jared Kushner nëpërmjet kompanisë...

Amerika nën “kthetrat” e të nxehtit, qindra njerëz në spitale

Vala e parë e madhe e të nxehtit këtë verë ka shkaktuar probleme serioze shëndetësore dhe ka çuar në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme...

“Sulmi në Fordow, si në Hiroshima”, Trump: I dha fund luftës

Në një deklaratë për mediat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij se sulmi i...

Armand Duka ia thotë në sy Manastirliut: Na jepni lekët që na premtuat

Federata Shqiptare e Futbollit mban këtë të mërkurë punimet e Asamblesë të Përgjithshme në "Shtëpinë e Futbollit". Në këtë mbledhje do miratohen pasqyrat financiare...

Samiti i NATO-s/ Trump: Sot marrim vendime të rëndësishme

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, zhvilluan sot deklaratë për mediat në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë, ku fokusi...

Lajme të tjera

Web TV