Sali Berisha thyen heshtjen zgjedhore, mban konferencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Sali Berisha ka thyer heshtjen zgjedhore dhe ka dal në një konferencë për media ditën e sotme, nga ku u kërkoi qytetarve që të dalin dhe të votojnë.

‘Falënderoj ata qytetarë që gjer tani kanë hedhur votën e tyre, kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshën 18-vjeçare. Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit. Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufishme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dyndur sot dhe po votojnë në Shqipëri.

Mirënjohja ime është e pakufishme ndaj tyre. Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment, në të cilin kanë nevojë shumë të madhe. Së fundmi, edhe njëherë thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.

Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari. Tani, çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhgim kombëtar po kaq serioz. Dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute. Një gjë mund t’u them se sot sovrani jep një verdikt historik. Unë them sot sovrani do japë një verdikt historik dhe kjo është e vërteta. Po cili është ai që nuk i bindet historisë? Pra, kështu është kjo./E.T

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV