Fotografuan votën e tyre, Prokuroria e Tiranës kërkon masë të rreptë për dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy personat e arrestuar më 11 maj, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës së Tiranës, për marrjen e masës së sigurisë.

Ata akuzohen për veprën penale të “shkeljes së fshehtësisë së votimit”, pasi u kapën në flagrancë duke fotografuar votën.

Sipas informacioneve, mësohet Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Seanca është në zhvillim e sipër dhe pritet që gjyqtari Sokol Pasho të japë vendimin në orët në vijim.

Kujtojmë se më 11 maj janë arrestuar disa persona në të gjithë Shqipërinë, të cilët fotografuan votën e tyre, me qëllim shpërndarjen në rrjete sociale./e.s

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV