Tension në veri, BE kritikon Kurtin dhe aksionet e Policisë së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke shprehur shqetësim për operacionet e Policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet e shërbimeve publike, të cilat sipas BE-së rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale.

Në deklaratën zyrtare, BE thekson shqetësimin e veçantë për veprimet ndaj kompanisë “Vodovod Ibar” në Mitrovicën e Veriut, si dhe ndaj impiantit të furnizimit me ujë dhe ndërmarrjes publike komunale në Zubin Potok – shërbime bazë për banorët e kësaj zone.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit mes komuniteteve,” thuhet më tej në reagim.

BE i bën thirrje kryeministrit në largim, Albin Kurti, dhe autoriteteve të Kosovës që të ndalojnë këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin veprime që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.

Gjithashtu, të dyja palët – Kosova dhe Serbia – ftohen të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksit të saj, si dhe të gjitha marrëveshjeve të arritura më herët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE.

Në fund, BE thekson se normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për përparimin evropian të të dyja palëve./e.s

Të fundit

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili...

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë "Urës së Drinit të Zi". Lajmi në përditësim...

Përfundon intervista për 7 kandidatët për drejtues të BKH-së

Ka përfunduar zyrtarisht sot faza e intervistave në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas zhvillimit të...

Trump kritikon Izraelin për krizën në Gazë: Fëmijët duken të uritur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe i bëri thirrje Izraelit që t’u...

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit. Arsyeja? Ai ka shumë lëvizje...

Lajme të tjera

Web TV