Tensionet me Macron/ Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin e grupit të vendeve ‘Të gatshme’ për Ukrainën, apo “Koalicioni i të Vullnetshmëve”, pas polemikave të lidhura me dështimin e Kryeministres Giorgia Meloni për të marrë pjesë në samitin e së shtunës së kaluar në Kiev, ku ajo qe e pranishme vetëm lidhjes video.
Megjithatë, pas një shkëmbimi fillestar premtues pikëpamjesh me Keir Starmer, Donald Tusk, Volodimir Zelensky dhe Ursula von der Leyen, takimi, shkruan Rainews, shkaktoi fërkime të mëtejshme. Në fjalimin e saj në samitin e Tiranës, Meloni përsëriti me forcë akuzat kundër Rusisë dhe mbështetjen e pakushtëzuar për Kievin.

“Plaga që lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës i ka shkaktuar sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, vazhdon të prodhojë efekte destabilizuese. Për këtë arsye, ne duhet të këmbëngulim me vendosmëri për të arritur përfundimisht një armëpushim pa kushte dhe një marrëveshje të vërtetë paqeje, edhe pse bota ishte në gjendje të shihte se kush ishte vërtet i gatshëm të ulej në tryezën e bisedimeve dhe kush jo”-u shpreh Meloni.
Një pozicion ky krejtësisht në përputhje me shumicën dërrmuese të vendeve që mbështesin Ukrainën. Por më pas u bë e ditur, se liderët e vendeve “të gatshme” (Franca, Mbretëria e Bashkuar, Polonia) – njoftime këto që sipas medias italiane kanë rrjedhur nga pallati Elysee –ishin takuar në margjinat e KPE-së pa shefen e ekzekutivit italian.

Pasi thirri një konferencë të shkurtër për shtyp Meloni nënvizoi se lidhur me këtë debat për mungesën e prezencës italiane në takimet mes Britanisë së Madhe, Francës, Polonisë, Gjermanisë dhe Ukrainës, “më duhet të ritheksoj diçka që e kam shpjeguar disa herë: se Italia ka deklaruar prej kohësh se nuk është e disponueshme të dërgojë trupa në Ukrainë”. Macron iu përgjigj duke thënë se në takimin e të Vullnetshmëve nuk qe folur për dërgim trupash.
“Unë mendoj se ka një keqinterpretim, diskutimi që kemi pasur ishte për të marrë një armëpushim në Ukrainë, nuk u diskutua për dërgimin e trupave as të shtunën e kaluar në Kiev dhe as sot,” tha presidenti francez, i cili me Melonin nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie shumë të mirë, sic u pa edhe nga përplasja e tyre në samitin e G7 vitin e kaluar në Puglia të Italisë./e.s

Të fundit

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, ku sipas të përditshmes italiane, rritja e çmimeve...

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti, me tempujt e tij të...

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

Lajme të tjera

Web TV