Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, pritet të zgjidhet presidenti i ri i Rumanisë.

Sipas exit poll-eve të para, Dan ka fituar me 55% të votave, duke lënë pas kandidatin e ekstremit të djathtë, George Simion, i cili ka marrë 45%.

Ai ka bërë një fushatë me premtimin për të luftuar korrupsionin dhe për ta mbajtur Rumaninë fort brenda rrjedhës evropiane.

Nëse rezultatet e zyrtarëve konfirmojnë rezultatin e sondazheve, Dan do të duhet të emërojë një kryeministër për të negociuar një shumicë në parlament për të ulur deficitin buxhetor të Rumanisë – më i madhi në BE, si dhe për të siguruar investitorët dhe për të shmangur një ulje të vlerësimit të kreditit.

“Do të ketë një periudhë të vështirë përpara, e nevojshme për ribalancimin ekonomik për të hedhur themelet e një shoqërie të shëndetshme. Ju lutem kini shpresë dhe durim”, u tha Dan mbështetësve pas publikimit të sondazheve.

Presidenti i Rumanisë, një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, ka kompetenca të konsiderueshme, duke përfshirë edhe drejtimin e këshillit të mbrojtjes që vendos për ndihmën ushtarake. Presidenti do të ketë gjithashtu mbikëqyrje të politikës së jashtme, me të drejtën për të vënë veton ndaj votave të BE-së që kërkojnë unanimitet.

Votimi në Rumani u zhvillua në të njëjtën ditë me raundin e parë të zgjedhjeve polake , në të cilat një kandidat liberal në krye, Rafal Trzaskoëski, po konkurron me dy admirues konservatorë të Trump, Karol Naërocki dhe Slaëomir Mentzen.

Rritja e mbështetjes popullore për Simion në prag të votimit të së dielës nxiti një debat publik rreth zemërimit në rritje në zona të caktuara të Evropës Qendrore me elitat kryesore mbi migracionin dhe presionet e kostos së jetesës. Ndërkohë nga ana tjetër, Simon, pas përfundimit të votimit tha se zgjedhja e tij ishte “e qartë” dhe nuk pranoi rezultatin e exit-poll.

Lexo edhe :  Jamarbër Malltezi flet pas lirimit: Brenda një dite më sekuestruan…

“Unë fitova!!! Unë jam Presidenti i ri i Rumanisë dhe po ua kthej pushtetin rumunëve!” , tha Simion në Facebook. m.p.

Të fundit

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës bankare për shpenzime nga Monika...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV