Një video në të cilën këngëtari Michael Bubble shfaqet duket debatuar me të shoqen, Luisana Lopilato ka nxitur menjëherë reagimin e fansave ndërsa u bë virale në rrjet, brenda pak orësh pas publikimit në rrjetin e tij në “Instagram”.
Menjëherë fansat, kryesisht në shtëpinë e saj në vendlindjen Argjentinë, kanë akuzuar këngëtarin kanadaz se është i dhunshëm ndaj aktores, disa madje e kanë kërcënuar atë me vdekje. Edhe pse ka kaluar një muaj nga publikimi i videos, Luisana rrëfen se ende merr mesazhe ku fansat e ndjekësit e saj I thonë se Michael Bubble do ta paguajë sjelljen e tij.
“Kam frikë dhe e gjithë kjo situatë më ka vënë në një pozitë shumë të vështirë” u shpreh aktorja për televizionin argjentinas. “Ka edhe mesazhe pozitive por nga kërcënimet me vdekje, jam e shqetësuar për familjen time” thotë ajo.
32-vjeçarja tregon se bashkëshorti i saj po e vuan po ashtu këtë situatë ndërsa po përballet çdo ditë me kritika dhe akuza nga fansat dhe ndjekësit në “Instagram”. Aktorja argjentinase thotë se mes çdo çifti ka debate por njerëzit, qofshin edhe fansa, nuk mund të shprehen me këtë lloj urrejtje. Michael dhe Luisana u martuan në mars të vitit 2011 dhe sot janë prindër të tre fëmijëve./Fjala.al/