PD në zgjedhje, si dyqani politik i Berishës! Në 2021 mori 3600 vota në listë të mbyllur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Denis Dyrnjaja ishte i ftuar ditën e sotme në Report Tv në një intervistë me Nertil Agalliun, ku tha se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishte e pritshme nga të gjithë, pasi strategjia e ndjekur nga Sali Berisha kishte në qendër krijimin e një grupi parlamentar me deputetë besnikë, që të mund t’i përdorë më pas si mburojë në përballjen me drejtësinë.

“Dihej që do humbte PD-ja në atë mënyrë që vendosi të paraqesë një skuadër mbrojtëse, jo si skuadër sulmuese. Me kontingjentin që u fut ishte një skuadër mbrojtëse, nëse mund ta quajmë dhe mbrojtëse. Unë faktikisht e quaj si dyqanin e Berishës që mori brenda dyqanit vetëm ata njerëz që kishte nevojë që të merrte dhe për katër vitet e ardhshme i dha nga një mandat që të jenë deputetë në parlament, për interesa krejt personale të Berishës dhe atyre bashkë”,- tha Dyrnjaja.

Analisti tha se Berisha duhej të testonte në listë të hapur figurat e “vjetra” politike të Partisë Demokratike, të cilat edhe sot kryesojnë kupolën e kësaj force poltike.

“Rasti më tipik është paraqitja e zonjës Tabaku dhe zotit Alimehmeti, të cilët ishin njerëz të preferuar të popullit dhe imagjinoni në një moment që të ishte garë me listë të hapur të Partia Demokratike, aty do të dukeshin dhe vlerat. Kjo duhej bërë që të kuptonim vërtet cila është vlera e Flamur Nokës, Edi Palokës, Albana Vokshit, Tritan Shehut dhe të gjithë të tjerëve. Duke qenë në listë të sigurt nuk e dimë cila është pesha specifike e tyre, nuk e dimë sa të votuar janë këta, se nëse janë të votuar duhet t’u themi më fal dhe vazhdoni, duhet t’i inkurajojmë”,- tha analisti.

Lexo edhe :  Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

“Sali Berisha e di sa vota ka marrë në 2021 se ishte në listë të mbyllur? 3600. Sali Berisha merr 3600 vota. Edhe për fytyrë, për të dhënë një lloj karikimi politik i takonte që të merrte më shumë, edhe pse ishte Lulzim Basha kryetar. Madje ato kanë qenë zgjedhjet më të mira të PD-së, midis humbjeve të saj”,- shtoi ai.

Analisti Dyrnjaja nxorri në pah hipokrizinë e Partisë Demokratikë në publik, ku ankohen për manipulim votash (pavarësisht se këtë e bëjnë vetëm për qarqet ku humbin) ndërsa nuk lejojnë zhvillimin e pastër të një procesi zgjedhor, brenda partisë.

“Ata manipulojnë zgjedhjet brenda partisë, e kemi thënë disa herë. Bëjnë primaret dhe nuk nxjerrin as ata që dalin nga primaret. Kjo historia e opozitës dhe PD-së ka marrë fund që kur në këtë parti udhëheq pandalimisht Sali Berisha. Është njeriu që bën vetëm komplote, intriga me paranojat e veta që ka për grupe, për kundërshtarë. I kthen në realitete, njësoj si Enver Hoxha dikur. Në të gjithë historikun e vet politik, Sali Berisha është munduar të luftojë njerëzit të cilët mendon se do i bëjnë gropën. Është aq i vogël në paranoja që i kthehet pastaj në intrigë politike, sa ka eliminuar njerëz. Në vend që ta bashkonte opozitën, të gjente mënyrën, të thoshte: unë po bëj një hap pas, nuk jam unë kandidati për kryeministër, do të vendosim një kandidaturë të përbashkët që do të unifikonte opozitën’,- tha Dyrnjaja./e.t

Të fundit

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Lajme të tjera

Web TV