Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para fitores së madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetin e saj social pasi nuk arriti që të merrte një mandat në Parlamentin e ri. Gjonaj falenderon kryeministrin Rama për besimin dhe të gjithë anëtarët e PS në njësinë 7.

Ajo ka falenderuar edhe anëtarët e KZAZ, numëruesit, komisionerët, si dhe ka uruar të gjithë kolegët që kanë arritur që të përfaqësohen në Kuvend.

Gjonaj shprehet se asnjë fitore apo humbje persona nuk mund ta zvogëlojë fitoren e madhe të mazhorancës në këto zgjedhje.

Postimi i Etilda Gjonajt

Dua ta nis këtë mesazh publik, me një falënderim për të gjithë qytetarët, mbështetësit, simpatizantët e njësisë 7 në Tiranë, që besuan fort në vizionin e Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës dhe me votën e tyre na dhanë një fitore të fortë për vazhdimësinë e reformave dhe për të çuar përpara ëndrrën e Shqipërisë Europiane 2030.

Me një përgjegjësi të madhe si Drejtuese Politike e Njësisë 7, i ndihem mirënjohëse të gjithë anëtarësisë së PS në njësinë 7, për rezultatin që arritëm në këtë betejë elektorale për fitoren e Partisë Socialiste, për emocionet më të bukura të marra në çdo takim, çdo aktivitet elektoral dhe çdo derë ku kemi trokitur.

Një falënderim thellësisht mirënjohës për besimin që Kryeministri Edi Rama më dha për të drejtuar politikisht njësinë 7, ashtu si dhe mundësinë për të më bërë pjesë të skuadrës garuese të Partisë socialiste në këto zgjedhje.

Ndihem e nderuar dhe shpreh përulësisht 5569 falënderime për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Tiranës, të njësisë 7 dhe të diasporës që më votuan dhe më besuan për të qenë përfaqësuesja e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht se këtë “betejë” në nivel personal nuk arrita ta kaloj me sukses kësaj here, falënderoj të gjithë ata që më kanë përgëzuar për rezultatin dhe inkurajuar vazhdimësinë. Fitoret apo humbjet personale zvogëlohen përpara një fitoreje të madhe, të të vetmes forcë politike të Partisë Socialiste, për të çuar përpara projektin e vetëm, atë të Shqipërisë europiane.

Lexo edhe :  "Gara nuk ishte e barabartë!" Çfarë shkroi sot Fatmir Xhafaj për zgjedhjet?

Do doja të falënderoja emër për emër të gjithë ata anëtarë të ekipit që besuan dhe luftuan fort krah meje pa hezituar asnjë moment, që u angazhuan dhe u përfshinë maksimalisht për muaj të tërë, për ditë dhe netë radhazi, deri në moment të fundit, për të arritur këtë fitore për Partinë Socialiste. Kemi ndarë shumë momente gjatë kësaj periudhe dhe kam marrë emocionet dhe ndjesitë më të bukura të të “luftuarit” bashkë, të bërit të një fushate elektorale me qytetari, integritet dhe etikë. Faleminderit dhe e lumtur që kam punuar me ju!

Një falënderim për anëtarët e KZAZ, numëruesit, komisionerët, të cilët për ditë dhe netë të tëra administruan në mënyrë perfekte këtë proces zgjedhor duke e përmbyllur në respekt të ligjit dhe procedurave zgjedhore.

Shumë urime kolegëve të mi që luftuan për këtë rezultat të PS dhe shumë suksese kolegëve dhe veçanërisht kolegeve gra të Partisë Socialiste që do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.

Një falënderim zemre për familjen time, bashkëshortin Irvelinin dhe birin Itienin, prindërit tanë dhe të gjithë familjarët dhe miqtë të cilët më mbështetën pa asnjë kusht në këtë garë elektorale.

Faleminderit të gjithëve nga zemra!/E.T

Të fundit

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë,...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Lajme të tjera

Web TV