Topi nis të rrotullohet… Bundesliga rikthehet në fushën e blertë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli evropian ka nisur nga Gjermania procesin e vështirë të kthimit, përtej masave të pazakonta.

Pas plot 68 ditësh, Bundesliga gjermane është rikthyer të shtunën pasdite në fushën e blertë, duke shënuar njëkohësisht edhe rikthimin e futbollit evropian pas ndërprerjes për shkak të epidemisë së virusit korona.

Ndeshja më e spikatur e së shtunës, e vlefshme për javën e 26-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Gjerman të Futbollit, ka qenë padyshim derbi midis Borusias së Dortmundit dhe Shalke 04-ës.

Përtej aspektit sportiv, takimi që në nisi në ora 15:30, spikati për faktin se u luajt në një stadium fantazëm, pasi tifozët nuk lejohen nëpër ndeshje.
Po kështu, nuk pati rreshtim të skuadrave, pasi ekipet dolën në distancë kohore nga njëra-tjetra, ashtu sikundër nuk pati shtrëngime duar midis lojtarëve kundërshtarë, por as me gjyqtarët.

Mungesa e tifozëve në stadiumin 80-mijë-vendesh ka bërë që të vetmet zhurma që dëgjoheshin ishin britmat e trajnerëve apo pjesëtarëve të tjerë të stolave të skuadrave në drejtim të lojtarëve përkatës, çka krijonte në tepër idenë e një seanca stërvitore sesa ndeshjeje.

Edhe pse nisja ka qenë paksa me ritëm të ulët, çka është e kuptueshme për shkak të ndërprerjes kaq të gjatë, futbolli në Evropë ka nisur dhe kjo është padyshim një shenjë e mirë.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV