Revista e njohur italiane “Chi” ka publikuar disa foto ekskluzive të kapura nga paparacët, ku Giovanni Tronchetti Provera, (ish)partneri i influenceres së famshme, shfaqet në shoqërinë e tre fëmijëve dhe ish-bashkëshortes së tij, Nicole Moellhausen. Ajo që bie në sy është harmonia mes tyre dhe momentet e afërsisë, përfshirë edhe disa puthje të shkëmbyera mes çiftit të dikurshëm.
Historia mes Chiara Ferragni-t dhe Giovanni Tronchetti Provera-s nisi verën e kaluar, në një periudhë kur të dy po përpiqeshin të shëroheshin nga ndarjet e tyre të fundit. Chiara po kalonte divorcin nga Fedez, ndërsa edhe Giovanni ishte ndarë prej disa muajsh nga bashkëshortja. Në fillim dukeshin të përputhur, por diçka duket se nuk shkoi sipas pritshmërive.
Sipas mediave italiane, problemi kryesor ka qenë familja e Tronchetti Provera-s, që nuk ishte e bindur për një lidhje kaq të ekspozuar ndaj medias dhe vëmendjes publike./E.Ç