Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet gjatë javës së ardhshme dhe sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 korrik. Në këtë periudhë tranzitore, Kuvendi do të presë raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri tek agjencitë e pavarura.

Ky është një moment kyç për të bërë bilancin e veprimtarisë së tyre para legjislaturës aktuale, përpara se t’ua dorëzojnë stafetën deputetëve të rinj në shtator. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të mandatit të legjislaturës së mëparshme. Duke qenë se mandati i Kuvendit aktual përfundon më 9 shtator 2025, seanca e parë e Kuvendit të ri pritet të zhvillohet brenda datës 19 shtator. Në këtë seancë të parë, deputetët e rinj do të bëjnë betimin dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, duke shënuar fillimin zyrtar të legjislaturës së tridhjetë e dytë të Shqipërisë.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të qartë: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) del sërish forcë dominuese, duke siguruar 83 mandate në Kuvendin e ri prej 140 vendesh. Megjithatë, prania e aktorëve politikë si Adriatik Lapaj nga Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë”, sinjalizon një fragmentim të lehtë të skenës politike përtej dyshes tradicionale PS-PD. Me 812.316 vota (rreth 52%), PS ka siguruar jo vetëm shumicën e thjeshtë, por edhe numra bindës në Kuvend gati-gati shumicë të cilësuar prej 3/ 5 ose 84 deputetë. Ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj (PDASHM) kanë arritur vetëm 50 mandate, me një rezultat kombëtar prej 522.949 votash (33.7%). Ndërkohë, PSD ka siguruar 3 mandate (me 49.535 vota), Partia Mundësia 2 deputetë (48.489 vota), si dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat (61.272 vota).

Lexo edhe :  Edi Rama në Shkup, drekon me Taravarin me speca të skuqur dhe dhallë

Lista e kandidatëve të Nisma-Shqipëria Bëhet kanë një specifikë. Kur u prezantuan kandidatët për deputetë, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njoftuan se në listat e mbyllura kishin përfshirë emra kryesisht nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar me qëllim nxjerrjen jashtë loje të listave të sigurta si domen të PS dhe PD, ndërsa e vetmja listë efektive dhe e vlefshme do të ishte ajo e hapur. Adriatik Lapaj ka siguruar deri tani 4 554 vota, ndërsa i dyti pas tij, Endri Shabani ka 2477./Gazeta Panorama /e.s

Të fundit

Re tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa...

1 korrik 1871: Mbreti Victor Emmanuel II hyn në Romë, fundi i shtetit papnor

Më 1 korrik 1871, Mbreti Victor Emmanuel II i Italisë hyn zyrtarisht në Romë, duke e bërë atë kryeqytetin e ri të Mbretërisë së...

Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

Nga Ylli Pata Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Vapa prish ekuilibrin e trupit, mjekët: Kujdes nga dehidratimi

Ditët e fundit vendi po përballet me temperatura ekstreme të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe...

Situatë e rëndë nga moti i nxehtë në Francë, mbyllen mbi 1300 shkolla

Për shkak të nxehtit ekstrem në Francë, rreth 1 350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë. Agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” njoftoi...

Lajme të tjera

Web TV