Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë, Daçiç: Urdhër-arrest për policin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për oficerin e policisë së Kosovës që ndaloi një maturant serb në Mitrovicë të Veriut 2 ditë më parë.

“Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për Dilot Brahimin, një oficer policie, i cili dje sulmoi fizikisht një nxënës të shkollës së mesme serbe në fund të vitit shkollor në veri të Mitrovicës. Brahimi do të arrestohet kur të jetë në dispozicion të policisë serbe, që nga sot e tutje, pa parashkrim sa herë që të jetë e mundur ”, tha Daçiç, raportojnë mediat serbe.

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj – ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi – ka shkaktuar reagime të shumta. Derisa disa pretendojnë se polici reagoi në mënyrë “selektive” dhe përdori “forcë të tepruar”, të tjerët thonë se polici mori masa të “domosdoshme” për ta shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor me një paradë nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se, siç thuhet, kishte provokuar njerëzit në një kafene lokale aty pranë.

Prej shtatorit të vitit të kaluar, në qendër të Mitrovicës së Veriut janë hapur disa biznese në pronësi të shqiptarëve të Kosovës, të cilat kryesisht bojkotohen nga banorë vendas serbë.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj incidentit duke thënë se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Lexo edhe :  Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”./e.t

Të fundit

Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës!

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon...

Ngjarje shokuese, gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda...

Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu për shitjen e armëve kineze...

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë blerje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në lidhje me pagesat elektronike. Në mbledhjen e sotme u vendos që të ulen komisionet për...

“Do jetojmë 150 vite”/ Putin dhe Xi harrojnë mikrofonët hapur, flasin për pavdekshmërinë

Reuters ka publikuar detajet e një bisede të pacensuruar midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, teksa ecnin krah...

Lajme të tjera

Web TV