Çfarë domethënie kanë puçrrat në zona të caktuara të fytyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prej nesh kanë vënë re se puçrrat përqendrohen në zona të caktuara të fytyrës, ndaj duam të kuptojmë se pse kjo ndodh.

Teknika e hartëzimit të fytyrës, e cila i ka rrënjët në mjekësinë tradicionale kineze, por që gjen mbështetje edhe në qasjet moderne dermatologjike, pohon se çdo zonë e fytyrës sonë është e lidhur me funksione ose organe specifike të trupit. Le të shohim se çfarë mund të nënkuptojnë puçrrat sipas zonës:

Ballë

Kur na shfaqen puçrra në ballë, kjo mund të lidhet me problemet e tretjes ose me mënyrën se si e menaxhojmë stresin.

Arsyet e mundshme: dieta e dobët, mungesa e gjumit, ushqimet e përpunuara, stresi për një kohë të gjatë.

Çfarë mund të bëjmë: Pini më shumë ujë, konsumoni frutat dhe perimet e freskëta dhe përpiquni të relaksoheni më shumë.

Midis vetullave

Puçrrat midis vetullave mund të tregojnë se mëlçia jonë ka nevojë për pak… ndihmë.

Arsyet e mundshme: konsumimi i alkoolit, ushqimet me shumë yndyrë ose pikante.

Zgjidhja: Duhet t’i kufizojmë gjërat që ushqimet me yndyrë apo pikane dhe të përfshijmë më shumë perime dhe ushqime të shëndetshme në dietën tonë.

Hundë

Zona e hundës është e lidhur me zemrën dhe sistemin tonë të qarkullimit të gjakut.

Arsyet e mundshme: tensioni i lartë i gjakut, ushqime me shumë kripë ose yndyra të ngopura.

Zgjidhja: Një dietë më e ekuilibruar dhe pak ushtrime mund të bëjnë diferencën.

Faqet

Puçrrat në faqe shpesh lidhen me mjedisin ose sistemin tonë të frymëmarrjes.

Arsyet e mundshme: cilësia e dobët e ajrit, pirja e duhanit, telefonat celularë.

Çfarë mund të bëjmë: Të pastrojmë celularin rregullisht, t’i ndërrojmë shpesh këllëfat e jastëkëve dhe të shmangim pirjen e duhanit.

Lexo edhe :  Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Mjekër dhe nofull

Arsyet e mundshme: ndryshimet menstruale, stresi, apo edhe vezoret policistike.

Zgjidhja: Nëse vërejmë një dukuri që përsëritet, këshillohet të konsultoheni me një mjek.

Vija e nofullës

Vija e nofullës është një tjetër zonë e prekur nga luhatjet hormonale ose akumulimi i toksinave.

Çfarë mund të bëjmë: Përmirësojmë detoksifikimin me mjete natyrale (si çaji jeshil) dhe konsumojmë ushqime të shëndetshme./E.Ç

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV