VOA: Policia ndërhyri forcërisht për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, në orët e para të mëngjesit, mjetet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë duke shembur godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ndërsa e gjithë zona u rrethua me forca të shumta policie, të cilat ndërhynë më parë forcërisht duke shpërndarë grupet e artistëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës që ndodheshin me ta.

Tensionet kanë vijuar për orë të tëra ndërsa mësohet se disa dhjetëra persona, mes tyre artistë të ndryshëm që kundërshtojnë prej gati dy vitesh projektin për prishjen e Teatrit, si dhe drejtuesja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, janë shoqëruar në polici. Mes të shoqëruarve dhe gazetari dhe analisti Alfred Lela.

Ndërsa e gjithë zona vijon të mbetet e rrethuar dhe mjetet e rënda avancojnë me prishjen e godinës, tensionet mbeten të larta, me qindra persona po protestojnë ndaj veprimeve të autoriteteve.

Kryetari demokrat Lulzim Basha foli per dhunë barbare dhe paligjshmëri dhe njoftoi një mbledhje të opozitës për të vendosur qëndrimin që do të mbahet pas këtyre zhvillimeve: “Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër”, deklaroi zoti Basha.

Pasi u lirua nga policia ku u mbajt disa orë, zonja Kryemadhi foli me tone të ashpra. “Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre”.

Lexo edhe :  Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Marrë nga VOA

Të fundit

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo...

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Lajme të tjera

Web TV