Deputetët i kthehen ‘jetës’ parlamentare, nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29 mars, jetës parlamentare.

Në orën 10:00 është parashikuar Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa në orën 12:00 pritet të nisë seanca plenare. Në Konferencë pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.

Sipas kalendarit zyrtar, do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë.

Në shtator, ligjvënësit aktualë do të duhet të ‘lirojnë’ vendin për deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Disa prej tyre janë rikonfirmuar për një mandat tjetër, por shumë emra s’do të jenë më në Kuvend.

Parlamenti aktual, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, e ka nisur mandatin e tij më 10 shtator 2021. Për këtë arsye, parlamenti i ri i 11 majit pritet të konstituohet brenda 10 ditëshit të dytë të shtatorit, pasi sipas Kushtetutës, Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të mandatit të legjislaturës së mëparshme.

Aktivitete (29 Maj 2025)
Konferenca e Kryetarëve
– Vendndodhja:Salla “Pjetër Arbnori”
– Ora:10:00
 1. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
2. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.
3. Raporti i monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024.
Seancë plenare
– Vendndodhja:Salla e seancave plenare
– Ora:12:00
/e.t

Të fundit

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Lajme të tjera

Web TV