Tragjedia e Koçanit, shpërndahen 30 milionë denarë për familjarët e viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpërndajë 30 milionë denarë, për viktimat nga zjarri shkatërrues në diskotekën e Koçanit.

Sipas mediave vendase, mësohet se 11.2 milionë denarë u janë dhënë familjeve të cilët dërguan të plagosurit nga zjarri për mjekim jashtë vendit, ndërkohë që çdo pagesë është bërë përmes Kryqit të Kuq nga mjetet e mbledhura përmes linjës së hapur të donacioneve.

“Për këtë situatë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë reagoi shumë shpejt. Për viktimat janë siguruar 30 milionë denarë buxheti dhe deri më tani janë paguar 11.2 milionë denarë për të lënduarit që u dërguan për mjekim jashtë vendit.

Përmes Kryqit të Kuq janë mbledhur mbi 100 milionë denarë, aktivitet që u realizua në koordinim me Qeverinë dhe ishte mënyra e vetme më shpejt e mundshme për mbledhjen e mjeteve financiare dhe për t’u ndihmuar familjeve të viktimave.

Kjo ishte arsyeja pse ne kemi zhvilluar dy procedura, njëra prej të cilave ishte me Kryqin e Kuq, ku të gjithë ne si funksionarë dhe deputetë nga shumica parlamentare, por edhe nga opozita kemi dhuruar”, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Ndër të tjera, Koçoska është shprehur se mënyrë shtesë do të sigurohet përkrahje përmes FSSHM-së për mjekimin e të lënduarve të cilët kanë marrë plagë më të rënda, ku mjekimi do të jetë afatgjatë.

Kujtojmë se nga tragjedia e zjarrit në diskotekën e Koçanit humbën jetën 59 persona dhe mbetën të plagosur mbi 150 persona, të cilët u dërguan për trajtim jashtë vendit./e.t

Të fundit

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që...

Kush do jetë lideri i ri i Bayern? Emrin e gjen Thomas Muller

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen...

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”,...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Lajme të tjera

Web TV