Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit të turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë

Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv, Policia Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili parashikon kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore në qytetin e Fierit dhe zonat përreth.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimet do të jenë si më poshtë:

Autostrada Vlorë – Fier – Unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15;

Rruga Fier – Savër, nga ora 10:50 deri në orën 12:00;

Segmenti Savër – dalje në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00;

Rruga Levan – Qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe të shmangin lëvizjen në këto akse gjatë orareve të përcaktuara, për të mos penguar garën dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.

Në përfundim të garës, qarkullimi do të rikthehet normalisht./e.t

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV