Moderatorja vazhdon edicionin informativ ndërsa i fillon lindja/ Momenti bëhet viral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh në ShBA, Olivia Jaquith, vazhdoi të prezantonte lajmet live për tre orë, edhe pasi i kishin plasur ujrat pak minuta para fillimit të emisionit.

Ngjarja ndodhi në stacionin televiziv CBS6 Albany, ku Jaquith ishte në detyrë si prezantuese e mëngjesit. Ajo filloi të ndiente kontraksione dhe më pas kuptoi se i kishte plasur uji, por zgjodhi të qëndronte në studio dhe të vazhdonte transmetimin informativ, duke informuar audiencën për lajmet e ditës dhe njëkohësisht, për situatën e saj personale.

“Jam mirë dhe do të qëndroj në tavolinë sa të mundem, por nëse papritur largohem… e dini se çfarë po ndodh,” u shpreh Olivia me qetësi dhe humor gjatë transmetimit live.

Ngjarja u komentua edhe nga kolegia e saj, Julia Dunn, e cila në hapje të emisionit tha: “Kemi disa lajme të rëndësishme këtë mëngjes, në kuptimin e plotë të fjalës. Olivias i plasën ujrat dhe aktualisht është duke prezantuar lajmet në mes të lindjes.”

Jaquith tha për gazetën Times-Union se kishte pasur mundësinë të shkonte menjëherë në spital, por vendosi të qëndronte në punë për të kaluar kohën më lehtë:

“Të kisha përkrah gjithë ekipin që bënte humor më ndihmoi të përballoja më lehtë kontraksionet.”

Ajo mendoi fillimisht se bëhej fjalë për kontraksione të rreme, por më pas e kuptoi se lindja kishte nisur vërtet.

Pas përfundimit të edicionit të mëngjesit, Olivia u largua për në spital bashkë me bashkëshortin e saj dhe më pak se 24 orë më vonë solli në jetë djalin e saj, Quincy. Tashmë, vogëlushi është bërë një emër i njohur në rrjet, ndërsa momenti kur nëna e tij përjetoi nisjen e lindjes “live” ka bërë xhiron e botës.

Lexo edhe :  Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

“Ishte dashuri me shikim të parë,” u shpreh Olivia për momentin kur takoi për herë të parë të birin.

Të fundit

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Lajme të tjera

Web TV