Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Moska e akuzoi Beogradin të enjten për furnizimin e Kievit me armë. Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) e akuzoi Beogradin për “thikë pas shpine”, duke thënë se prodhuesit serbë të armatimit po shisnin municione dhe armë në Ukrainë.

“Ato [shitjet e armëve] kanë një qëllim të qartë – të vrasin dhe plagosin personelin ushtarak rus dhe popullsinë civile”, thuhet në një komunikatë të SVR-së të publikuar në faqen e saj zyrtare të enjten. SVR-ja pretendoi se Serbia dërgon armë në Ukrainë përmes ndërmjetësve të NATO-s, duke përfshirë Republikën Çeke, Poloninë dhe Bullgarinë, si dhe disa vende afrikane.

Serbia vazhdon ta ruajë një baraspeshë midis lidhjeve historike me Rusinë dhe Bashkimin Evropian. Beogradi e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por deri më tani nuk ka pranuar t’i bashkohet Perëndimit në sanksionimin e Moskës.

Vuçiq tha për televizionin shtetëror, RTS, se kishte biseduar për eksportet e armëve serbe në Ukrainë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Moskë më 9 maj dhe i mohoi disa prej akuzave të SVR-së.

“Ne kemi krijuar një grup pune, së bashku me partnerët rusë, për t’i zbuluar faktet. Disa nga gjërat që janë thënë nuk janë të vërteta”, tha Vuçiq për RTS-në të enjten mbrëma.

Sipas një dokumenti të klasifikuar të Pentagonit, Serbia në vitin 2023 ishte pajtuar ta furnizonte me armë Kievin, pavarësisht se deklarohej si neutrale ushtarakisht. Moska e ka kritikuar disa herë Beogradin për këtë çështje. m.p.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV