Helmimi i fëmijëve nga salmonela, reagon pala e akuzuar: Jemi kompani ndërtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në lidhje me lajmet e shpërndara sot, sipas të cilave kompania “Xhenis-SH” sh.p.k. ka qenë furnizuesja me vezë e kopshtit në qytetin e Gramshit, ku janë raportuar raste helmimi tek disa fëmijë, vetë kompania ka hedhur poshtë akuzat.

Reagimi zyrtar:

Kompania “Xhenis-SH” sh.p.k. me nr.NIPT-i: J97113009L, nuk ka asnjë lidhje tregtare apo kontraktuale me institucionin në fjalë. Ne nuk kemi furnizuar dhe nuk furnizojmë me produkte ushqimore asnjë institucion, pasi Objekti i Veprimtarisë tonë është në sektorë të tjerë si: Turizëm, Ndërtim etj.

Të gjitha pretendimet që lidhin emrin e kompanisë sonë me këtë incident janë të pavërteta, të pabazuara dhe cënojnë rëndë imazhin, integritetin dhe aktivitetin tonë tregtar të ndërtuar ndër vite me përkushtim, transparencë dhe respekt për ligjin.

Kompania “Xhenis-SH” sh.p.k. operon prej vitesh në tregun shqiptar duke respektuar standardet më të larta në fushat ku ajo vepron: Ndërtim, Hoteleri – Turizëm etj.

U bëjmë thirrje mediave që kanë shpërndarë këtë informacion të rremë të përgënjeshtrojnë publikisht lajmin dhe të ndjekin standardet profesionale të gazetarisë përpara se të publikojnë informacione që dëmtojnë rëndë emrin e një biznesi të ndershëm.

Rezervojmë të drejtën për të ndjekur rrugët ligjore ndaj çdo deklarimi të rremë apo shpifjeje që prek interesat tona, thekson kompania “Xhenis-SH” sh.p.k. m.p.

Të fundit

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Lajme të tjera

Web TV