Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat i një romance të shkurtër të babait të tyre, Mohamed Hadid, me një grua të quajtur Terri Hatfield Dull.

Ata gjithashtu sqaruan se marrëdhënia mes Mohamed dhe Terri ndodhi pas divorcit të tij nga nëna e modeleve, Yolanda Hadid, në vitin 2001. “Aydan është rritur në Florida, duke e njohur si baba një tjetër burrë, i cili vdiq kur ajo ishte 19 vjeçe”, thanë Gigi dhe Bella në deklaratën e tyre për Daily Mail.

Aydan Nix, 23 vjeçe, është një stiliste mode dhe influencuese aspirante që ka një ngjashmëri të fortë me modelet. Gigi dhe Bella treguan se janë njohur me Aydan që nga fundi i vitit 2023, ndërsa ajo studionte jashtë në Paris. Që atëherë, Aydan ka kaluar kohë me gjithë familjen, përfshirë edhe Mohamedin.

“E kemi përqafuar këtë lajm të papritur dhe të bukur në familjen tonë”, thanë motrat Hadid. Mësohet se marrëdhënia e Mohamed Hadid me Terri ka përfunduar para se ajo të merrte vesh për shtatzëninë, dhe se ai gjithmonë ka qenë në dijeni për Aydan, por nuk i ka dhënë asnjë mbështetje financiare.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se marrëdhëniet mes Mohamed dhe Aydan janë “korrekte dhe respektuese”, por diskrete./E.Ç

Të fundit

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Aksident në Lezhë, makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të mituri 10-vjeçar ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Lezhë. Burime bëjnë me dije...

Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në OKB në shtator

"Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara", deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer. "Përveç nëse...

Katy Perry, romancë me ish-kryeministrin e Kanadasë?

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja...

Lajme të tjera

Web TV