Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30.

Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, Albulena Haxhiu nuk po mundet kurrsesi të sigurojë gjashtëdhjetenjë votat e nevojshme, raporton KosovaPress.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po konsideron se nuk ka nevojë për marrëveshje politike për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ndërkohë disa përfaqësues të partive tjera kanë paralajmëruar se nuk mund të zgjedhjet kryetari pa marrëveshje politike.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë votimin e fshehtë për të parin e legjislativit, por Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA po e kundërshtojnë një gjë të tillë, duke theksuar se seanca ka nis me votim të hapur dhe ashtu duhet të vazhdojë.

Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e votimit të fshehtë që kjo parti e ka dërguar në instancën më të lartë juridike të vendit./Kosovapress/kb

Të fundit

Çmimi i naftës arrin nivelin më të ulët në dy javët e fundit

Çmimet e naftës arritën nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën, pasi Izraeli pranoi propozimin...

I dha fund armëpushimit? Irani hedh poshtë akuzat e Izraelit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rikthyer, vetëm pak orë pas shpalljes së një armëpushimi historik të ndërmjetësuar nga SHBA. Irani ka hedhur poshtë...

Planet bërthamore të Iranit: Të ndaluara apo thjesht të ngadalësuara?

Sulmi izraelit në kompleksin e pasurimit bërthamor në Fordow, veprim ky i bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, vjen si përpjekje për të...

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja për diçka të tillë, se...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Lajme të tjera

Web TV