Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do të jetë gati që të hënën në mëngjes për vazhdimin e negociatave, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai shpreson që të diskutohen edhe memorandumet e përgatitura nga të dyja palët për përfundimin e luftës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, njoftoi të mërkurën se takimi do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Prandaj, delegacioni pritet të mbetet i pandryshuar për raundin e dytë dhe do të drejtohet përsëri nga këshilltari presidencial Vladimir Medinski.

Ukraina ende heziton

Sipas kreut të delegacionit negociues ukrainas, Rustem Urnierov, Kievi nuk është kundër një takimi, por do të donte të shihte dokumentin e qëndrimit rus paraprakisht. Kremlini deri tani ka refuzuar, duke argumentuar se propozimet nuk duhet të diskutohen publikisht paraprakisht. Ukraina deklaroi se tashmë ia ka përcjellë kërkesat e veta Rusisë.

Raundi i parë i negociatave u zhvillua në mesin e majit. Takimi fillimisht ishte planifikuar për një ditë më parë, por më vonë u shty një ditë për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, përfshirë pjesëmarrjen e Presidentit rus Vladimir Putin. Më pas u ra dakord për një shkëmbim të madh të burgosurish. Sipas deklaratave fillestare nga të dyja palët, takimi i dytë duhet të përqendrohet në një armëpushim të mundshëm.

Turqia dëshiron negociata të drejtpërdrejta

Qeveria turke, nga ana e saj, ka propozuar një takim midis presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në Turqi. Ministri i Jashtëm Hakan Fidan beson se është e mundur që dy bisedimet e drejtpërdrejta të kurorëzohen me një takim midis Donald Trump-it, Vladimir Putin-it dhe Volodymyr Zelenskit. Sipas propozimit, takimi duhet të zhvillohet nën udhëheqjen e Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Lexo edhe :  Alarm në Veri/ Rusia po ndërton bazë gjigante ushtarake pranë Finlandës

Siç deklaroi Fidani, pritjet për një armëpushim dhe paqe janë rritur ndjeshëm. Nëse të gjitha palët mbeten “në tryezën e negociatave”, “sigurisht” mund të arrihet përparim, theksoi ministri i jashtëm turk.

Kremlini e hodhi poshtë menjëherë këtë propozim. Peskovi deklaroi se Putin ishte në parim i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë, por se rezultatet duhet të arrihen së pari përmes negociatave të drejtpërdrejta midis dy vendeve.

Turqia ka marrë rregullisht rolin e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë. Fidani foli përpara një takimi të planifikuar për të premten me Presidentin ukrainas Zelenski në Kiev. Ai më parë kishte zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë qeveritarë në Rusi./ DW/kb

Të fundit

Greqia, një ‘gjysmëringjallje’ në vendin e pushtuar nga turistët dhe varfëria

Shkëlqim dhe plagë. Në rrugicat e bardha të lagjes Plaka, turma amerikanësh me shapka dynden me etje për të...

SHBA bombardoi Iranin, shtetet e Gjirit në alarm, BE bën thirrje për diplomaci

Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, e gjithë bota reagoi duke shprehur shqetësim për një përshkallëzim të mëtejshëm...

U bombarduan nga SHBA, iranianët takim urgjent me Putinin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, tha se do të udhëtojë drejt Moskës të dielën për t’u takuar me presidentin rus Vladimir...

Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë

Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bërthamore iraniane, Republika Islamike kishte paralajmëruar që, nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë do...

Inteligjenca artificiale, mjeku i gjeneratës së re? Rreziqet dhe ndihma që sjell

Një dhimbje koke, një simptomë e panjohur, një dyshim për një sëmundje… kërkimi i parë nuk është më te mjeku por gjithnjë e më...

Lajme të tjera

Web TV