Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas mediave të huaja mësohet se deri më tani janë shkatërruar mbi 40 avionë rusë.
Sulmi ndodhi në prag të bisedimeve të planifikuara Kiev-Moskë në Stamboll. Të dy delegacionet do të udhëtojnë për në Turqi .
Kjo nuk është hera e parë që Ukraina ka goditur aeroportet ruse, disa prej të cilave madje strehojnë avionë strategjikë.
Sulmi, me emrin e koduar “Pavutyna” (“rrjeta e merimangës”), kishte në shënjestër të paktën katër baza ajrore ruse , përkatësisht Belaya, Diaghilev, Oleny dhe Ivanovo. m.p.