Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës: U befasuam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi, Xheraldina Vula u ul përballë kamerave, jo si gazetare, siç jemi mësuar ta shohim për dekada, por si nënë. Dhe jo si çdo nënë, por si ajo që ka përjetuar nga afër një nga ndarjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar: fundin e marrëdhënies mes djalit të saj, Ledri Vulës, dhe Sarës.

Në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Xheraldina foli për ndarjen e të birit.

“Ne u befasuam. Ishin një çift fantastik,” tha ajo.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur ndahet fëmija, ose një çift që ka qenë aq mirë. Por të rinjtë nuk na pyesin.”

Ajo tregoi se marrëdhëniet me Sarën vazhdojnë të jenë të shëndetshme, madje edhe plot dashuri. “Unë me Sarën vazhdoj të kem kontakt sepse kam mbesën. Ndarja e tyre është ndarja e tyre, jo e jona me Sarën,” shpjegoi ajo.

Ndërkohë, në sfondin mediatik, emri i Ledrit vazhdon të lidhet me personazhe të tjerë, më së fundmi me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar./E.Ç

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV