Pasi hoqi mbiemrin e babait, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ndryshon edhe emrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shiloh Jolie, vajza 19-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka bërë një paraqitje të veçantë në një event të stilistes së njohur Isabel Marant, ku u shfaq si balerinë duke prezantuar një koreografi me emrin e ri “Shi”.

Ky emër u përdor publikisht për herë të parë gjatë performancës së saj, disa muaj pasi Shiloh hoqi ligjërisht mbiemrin “Pitt”, duke përdorur vetëm mbiemrin e nënës së saj.

Vajza e ish-çiftit, e njohur për talentin e saj në vallëzim, ishte e ftua në event, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikëve. Nuk dihet nëse “Shi” do të jetë emri i saj skenik afatgjatë, por ky hap njihet si pjesë e procesit të saj për krijimin e identitetit artistik.

Shiloh Jolie lindi më 27 maj 2006 në Namibi dhe është fëmija i parë biologjik i Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Ajo është pjesë e një familjeje me pesë fëmijë, duke përfshirë edhe ata të birësuar dhe binjakët./E.Ç

Të fundit

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Lajme të tjera

Web TV