Qeveria mbështet Mira Muratin, “Thinking Machines Lab” merr 10 mln euro nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka miratuar bashkë-financimin e startup-it “Thinking Machines Lab”, të themeluar nga Mira Murati, me një fond prej 10 milionë dollarësh. Sipas qeverisë, investimi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në inovacionin dhe ekonominë shqiptare. Kompania synon të zhvillojë sisteme AI më të kuptueshme dhe më të fuqishme se ChatGPT, ndërsa vlera e saj mund të arrijë mbi 10 miliardë dollarë.

Shqipëria do të bashkë-financojë me 10 milionë dollarë platformën e re në drejtim të Inteligjencës Artificiale që ish-shefja e teknologjisë e “Open AI”, Mira Murati po ndërton, të quajtur “Thinking Machines Lab”. Akti Normativ i qeverisë me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori “dritën jeshile” në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

“Ky start-up është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e inteligjencës artificiale, me potencial të madh për avancim teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin. Ai ofron përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtpërdrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e Shqipërisë në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit për të mbështetur teknologjitë inovative dhe kërkimin e avancuar”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj.

Qeveria argumenton se financimi i Shqipërisë në “Thinking Machines Lab” do të ishte me leverdi për ekonominë e venit. Thinking Machines Lab ka deklaruar se synon të ndërtojë sisteme të AI që janë më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të afta se ato ekzistuese të CHATGPT.

“Rishikimi i buxhetit 2024, i propozuar përmes një akti normativ, parashikon një shtesë prej 1 miliard lekësh si në të ardhura ashtu edhe në shpenzime. Ky ndryshim nuk ndikon në nivelin e deficitit buxhetor, i cili mbetet i pandryshuar, si në vlerë nominale ashtu edhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, krahasuar me buxhetin fillestar të miratuar për vitin 2025”, shtoi Malaj.

Lexo edhe :  “Si e konsideroni Shqipërinë?” Përgjigjet gjenerali izraelit: Ne po luftojmë edhe për ju

Startup-i i ri i AI i themeluar shqiptarja Mira Murati, po synon të mbyllë një nga raundet fillestare më të mëdha ndonjëherë, me një objektiv prej 2 miliardë dollarësh. Sipas Business Insider, nëse arrihet kjo shifër, vlera e kompanisë do të kapë të paktën 10 miliardë dollarë – pavarësisht se startupi ende nuk ka një produkt apo të ardhura konkrete. m.p.

Të fundit

Rusia paralajmëron Vuçiç: Do t’ju kontrollojmë eksportin e armëve

Moska i beson deklaratave të Beogradit për pezullimin e eksporteve të armëve, por do të kontrollojë se si këto...

Inteligjenca Amerikane del kundër Trump: Programi bërthamor thjesht u shty

Sipas një raporti i siguruar nga CNN nga inteligjenca amerikane tregon se sulmet e fundit ajrore të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane, Fordoë,...

“Nuk dua të largohem”, mesfushori lë Bayernin me gisht në gojë

Bayern po bënte plane për shitjen e Palhinha në merkaton e verës. I transferuar vjet për 51 mln euro, portugezi nuk ka treguar thuajse...

Aksident në aksin Fier-Cakran, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Cakran. Dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e...

“Rusia furnizonte Iranin me armatime”, Nesho: Trump i dha urdhër Izraelit

Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, ka komentuar në Euronews Albania përplasjen Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA për të shuar konfliktin. Agim Nesho deklaroi se...

Lajme të tjera

Web TV