Inzagi iku për Arabi! Zbulohen emrat që mund të marrin drejtimin e Interit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri 48-vjeçar Simone Inzaghi ka vendosur të pranojë ofertën nga klubi saudit Al Hilal, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, që pritet të nisë që këtë fundjavë, kur do të udhëtojë drejt Miamit, ku skuadra e tij e re do të përballet me Real Madridin në ndeshjen debutuese të Kupës së Botës për Klube më 18 qershor.

Vendimi i Inzaghit vjen pas zhgënjimit të madh në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve, ku Interi u mposht me rezultat të thellë 5-0. Por më shumë se rezultati, kanë ndikuar ndjesia e konsumimit dhe lodhja e një cikli katërvjeçar, të mbushur me emocione, sfida dhe suksese.

Pas Inzaghit, kush do të ulet në stolin zikaltër? Interi nuk ka kohë për të humbur. Klubi do të udhëtojë më 11 qershor drejt Los Angeles-it për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, ndaj zgjedhja e trajnerit të ri duhet të bëhet brenda pak ditësh.

Emri më i përfolur për të marrë drejtimin është ai i Cesc Fabregas. Aktualisht i lidhur me Comon, spanjolli është kontaktuar që pas përfundimit të kampionatit italian. Një profil i ri, me vizion modern dhe ambicie të qarta.

Alternativa tjetër është Roberto De Zerbi, i cili aktualisht drejton Olympique de Marseille në Francë. Ai u përpoq të minimizojë zërat duke thënë se “asnjë klub nuk më ka kontaktuar”, por pritet se kush do jetë pasuesi i Inzaghit. m.p.

Të fundit

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK (vijon)

Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

1 gusht 1937 – Vdekja e klerikut poet Nga Leonard Veizi Në agun e zymtë të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur në prangat...

TMERR në Vaun e Dejës, i moshuari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, ku një persona ka humbur jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në...

Meloni në telashe, Gjykata Europiane rrëzon qeverinë italiane për emigrantët në Shqipër

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka rrëzuar qeverinë italiane dhe i ka dhënë të drejtë padisë kundër procedurës së kufirit në qendrat e pritjes...

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për...

Lajme të tjera

Web TV