Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën.

Sipas tij, kreu i PD vijon të artikulojë kundërthënie dhe kjo luhatje nuk i bëri përshtypje askujt në PD.

Ai komentoi dhe qëndrimet e Adriana Kalasë, e cila duket se ka paralajmëruar largimin e saj nga Partia Demokratike për shkak se pretendon se janë vjedhur votat në listën preferenciale.

Sipas Mërtirit, tjetërsimi i votave në PD nuk mund të ndodhë asnjëherë pa “bekimin e Sali Berishës.

“Kontradikta te Berisha dhe bashkëjetuar dhe bashkëjeton në mënyrë permanente. Ai ka artikuluar kundërthënie, që ndjekëseve të tij nuk u bëjnë përshtypje. Nëse janë vjedhur vota janë vjedhur nga Berisha dhe nga njerëzit e Berishës. Kalaja po kërkon hakun e vet dhe po kërkon të vlerësohet kontributi i vet, sepse ajo që ka bërë për Berishën, rrallë kush e ka bërë. Fakti që ajo çuditet, është se pse Berisha e flaku jashtë. Berisha këtë puna ka bërë 30 e ca vite.” , tha ai.

Ai thekson se Partia Demokratike nuk mund të pastrohet pa larguar Sali Berishën.

“Kalaja po fajëson këdo përveç Berishës. Nëse ka një fajtor kryesor, fajtor kryesor është Berisha, nëse janë vjedhur vota për llogari të njërit kandidatë ndaj tjetrit, kjo nuk mund të jetë bërë pa dijeni dhe shkeljen syrit të Berishës. E vërtetë që duhet thënë publikisht është se ajo parti nuk mund të pastrohet pa ikur Berisha, sepse Berisha i mban ato”, tha ai. m.p.

Të fundit

Testi i parë për qeverinë e Vuçiçit, votohet në dy komuna të vogla

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriç dhe Zajeçar, komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë, pritet të...

Letoni-Shqipëri, drejtësia do të vendoset nga arbitri që u rrah në fushë

Të martën, kombëtarja shqiptare do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Në prag të kësaj përballje të...

Kursi i valutave 9 qershor 2025/ Me sa lekë këmbehen monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, dollari amerikan blihet sot me 84.9 lekë dhe shitet me 86.1 lekë. Euro blihet me 97.2 lekë dhe...

Skema e re e kualifikimit të mësuesve, rritje page në bazë të kualifikimeve të përfituara

Me skemën e re të kualifikimit të mësuesve, e cila është vënë në zbatim në fund të vitit të shkuar, arsimtarët do të kenë...

Meksika përgatitet për stuhinë tropikale ‘Barbara’, ja çfarë pritet

Stuhia tropikale ‘Barbara’ u formua në brigjet jugperëndimore të Meksikës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami herët sot. Deri më tani nuk janë...

Lajme të tjera

Web TV