Trump nënshkruan tjetër urdhër, dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%.

Ky veprim rrit taksat e importit të metaleve (inpute kyçe në gjithçka, nga makinat te ushqimet e konservuara), për herë të dytë që nga muaji mars.

Trump ka deklaroi se masat, të cilat hynë në fuqi këtë të mërkurë (4 qershor), synojnë të sigurojnë të ardhmen e industrisë amerikane të çelikut.

Megjithatë, kritikët thonë se mbrojtjet mund të shkaktojnë kaos te prodhuesit e çelikut jashtë SHBA-së, të shkaktojnë hakmarrje nga partnerët tregtarë dhe të vijnë me një kosto ndëshkuese për përdoruesit amerikanë të metaleve.

Edhe pse Trump nënshkroi urdhrat, Mbretërisë së Bashkuar iu dha një përjashtim nga masat , duke i lënë detyrimet për çelikun dhe aluminin e saj në 25%, një veprim që Trump tha se pasqyronte diskutimet e saj të vazhdueshme tregtare me SHBA-në.

SHBA-të janë importuesi më i madh i çelikut në botë, pas Bashkimit Evropian, duke marrë pjesën më të madhe të metalit nga Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, duke cituar një ligj që i jep atij autoritetin për të mbrojtur industritë që konsiderohen jetësore për sigurinë kombëtare.

Por shumë importe në fund i shpëtuan detyrimeve pasi SHBA-të arritën marrëveshje tregtare me aleatët dhe dhanë përjashtime për importe të caktuara me kërkesë të firmave.

Trump i dha fund këtyre përjashtimeve në mars, duke thënë se ishte i pakënaqur me mënyrën se si ishin dobësuar mbrojtjet./kb

Të fundit

Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Pothuajse 500 tonë ushqime, mjaftueshëm për të ushqyer 1.5 milion fëmijë për një javë – pritet të digjen pas...

Apollo 11 nis udhëtimin për të prekur Hënën: Një hap gjigant për njerëzimin

16 Korrik 1969 Në mëngjesin e 16 korrikut 1969, ora 09:32 sipas kohës lokale në Florida, një raketë Saturn V u ngrit fuqishëm nga Qendra...

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

Lajme të tjera

Web TV