Përfshihet nga flakët Fakulteti i Bujqësisë, studentët në panik evakuohen me shpejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak pas orës 10:00 në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo, shpërtheu një zjarr i fuqishëm. Si pasojë, studentët, mësuesit dhe stafi u evakuan menjëherë nga ambientet e universitetit, ndërsa u krijua një kordon sigurie me rreze 500 metrash, duke përfshirë edhe një hotel pranë zonës së zjarrit. Njësitë e zjarrfikësve, me ndihmën e forcave të specializuara të ushtrisë, po punojnë intensivisht për fikjen e flakëve.

Flakët, që filluan nga çatia gjatë punimeve, u përhapën shpejt, duke rrezikuar laboratorët e kimisë dhe gjenetikës ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, përfshirë 500 litra cilindra me etanol dhe azot.

Bashkia e Viterbos i ka bërë apel banorëve të mos i afrohen zonës së operacioneve dhe të mbajnë dritaret e shtëpive të mbyllura në një rreze prej një kilometri për shkak të tymit të dendur që është i dukshëm nga shumë pika të qytetit. Policia lokale ka bllokuar rrugët hyrëse në vendin e ngjarjes për të siguruar mbarëvajtjen e ndërhyrjeve. Situata vijon të monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara./kb

Të fundit

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV