Në Prishtinë solidarizohen me protestuesit në Tiranë: Muret i shembët, jo Teatrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shenjë solidariteti me protestat në Tiranë, pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar, Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka organizuar një aksion simbolik.

Këta të fundit po kundërshtojnë veprimin e Qeverisë shqiptare dhe Bashkësisë së Tiranës.

Me thirrjet “Muret i shembët, por jo Teatrin”, “Unë jam Teatri”, të dielën para Teatrit Kombëtar në Prishtinë është organizuar aksion simbolik, ku dhjetëra qytetarë e artistë për më shumë se 10 minuta kanë qëndruar me pankartat në duar, duke respektuar distancën fizike, në shenjat e kuqe që janë bërë te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet, raporton Telegrafi.

Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë”, Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, kanë anuluar shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është shembur godina historike e Teatrit Kombëtar Shqiptar.

Dhjetëra aktivistë e artistë janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor të mëngjesit të sotëm, përfshi këtu edhe gazetarë.

Të fundit

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend për samitin e tij të...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Lajme të tjera

Web TV