Tërmet i fortë në Selanik, ja sa ishte magnituda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua në orën 15:46, me orën e Greqisë, në Detin Egje.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në pjesën verilindore të Greqisë, duke përfshirë edhe qytetin e Selanikut, i cili ndodhet rreth 112 kilometra në perëndim-veriperëndim të epiqendrës.

Zona më e afërt me epiqendrën është fshati bregdetar Sárti, vetëm 25 kilometra në jug-juglindje të saj, ku jetojnë rreth 1,100 banorë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës./E.T

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV