Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë kanë paralajmëruar se mirëqenia sociale është lënë jashtë prioriteteve qeveritare.
Fetije Atashi-Hetemi, që lëviz me ndihmën e karrocës, përkrah kërkesën e bërë nga organizatat joqeveritare për rikthimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, pasi që, siç thotë ajo, “personat në gjendjen më të ndjeshme të shoqërisë, duhet të jenë prioritet”.

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë kanë paralajmëruar se mirëqenia sociale është lënë jashtë prioriteteve qeveritare, ndërsa qasja në shërbime sociale për kategoritë e cenueshme është përkeqësuar, përcjell A2.

Atashi-Hetemi, 56-vjeçare, jeton e vetme dhe thotë se përballet me sfida të shumta në përditshmëri.

Që nga fëmijëria e hershme, ajo lëviz me ndihmën e karrocës, pasi kishte pësuar dëmtime në tru, për shkak të temperaturës së lartë trupore.

Ajo thotë se gjithnjë ka pasur mbështetje nga familja dhe rrethi, gjë që i dha forcë të aktivizohet për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Por, kërkon që institucionet t’i përmirësojnë kushtet për këtë kategori të shoqërisë.

Për vite të tëra, 56-vjeçarja tregon se ka pasur një ndihmë prej 150 eurosh nga një skemë sociale.

Asaj i janë dashur tetë vjet betejë ligjore që të fitojë pensionin prej 430 eurosh që u takon personave paraplegjikë. Por, edhe kjo shumë thotë se është e pamjaftueshme për të.

“Pensioni që unë marr, nuk i mbulon as për së afërmi nevojat e një personi me aftësi të kufizuara, qoftë për barna, vizita mjekësore apo probleme të pritshme, si plagët dekubitale. Me këto para më duhet ta paguaj një asistente, që dy herë në javë të më ndihmojë. Nuk kam më shumë mundësi”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Organizatat që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve, thonë se këto grupe të cenueshme, përveç stigmës dhe paragjykimeve nga shoqëria, gjithnjë e më shumë përballen me mungesë të mbështetjes së qëndrueshme institucionale.

Rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Disa muaj më parë, përmes një letre publike drejtuar partive politike në Kosovë, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka kërkuar rikthimin e një ministrie të veçantë për mirëqenie sociale.

Lexo edhe :  Turp që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj pa shtet janë idiotë ose spiunë të Bogradit!

Sipas KOMF-it, një strukturë e tillë është thelbësore për të siguruar qasje dhe koordinim më të mirë të shërbimeve për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, familjet në nevojë dhe kategori të tjera të cenueshme.

Por, derisa Kosova, prej muajsh, ndodhet në një krizë të thellë institucionale, kjo temë nuk është trajtuar publikisht nga partitë politike.

Sipas të dhënave nga KOMF-i, vetëm 10 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë kanë qasje në shërbime të mirëfillta shëndetësore dhe sociale.

Ndërkaq, më shumë se 72 për qind e fëmijëve në vend vazhdojnë të disiplinohen përmes formave të dhunshme – një tjetër çështje, që thonë se kërkon përgjigje urgjente nga institucionet.

Përveç fëmijëve, edhe pensionistët, viktimat e dhunës, familjet në ndihmë sociale dhe kategoritë e dala nga lufta janë mes grupeve që, sipas Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), vuajnë mungesën e përkujdesjes institucionale.

Ish-zyrtarë të Ministrisë së dikurshme të Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të shoqërisë civile paralajmërojnë se moskthimi i kësaj ministrie, do ta thellojë regresin institucional dhe do të lërë në gjendje të rënduar mijëra qytetarë në nevojë.

Skënder Reçica, që ka udhëhequr atë ministri, thotë se shkrirja e saj në departamente të një super-ministrie, “është dëshmi e një moskujdesi të thellë institucional”.

“Shërbimet sociale janë degraduar e qytetari i thjeshtë, që pret ndihmë dhe përkrahje, është lënë në mëshirën e fatit dhe të burokracisë pa shpirt”, thotë Reçica.

Sipas tij, rikthimi Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale “nuk është luks, është domosdoshmëri”.

“Ka ardhur koha të thuhet hapur, nuk mund të ekzistojë një shtet social pa një institucion të dedikuar, që i përfaqëson ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetje”, thekson Reçica.

Ai shton se disa projekte të nisura nga dikasteri i dikurshëm ministror, tashmë kanë dështuar.

“Reforma për skemën e ndihmës sociale, e cila ishte në fazë të avancuar të përgatitjes, është braktisur. Modeli për reformën e sistemit pensional, që synonte drejtësi sociale dhe barazi kontribuuese për të gjithë qytetarët, është harruar. Investimet në shërbimet sociale, të cilat kishin filluar të strukturoheshin, janë ngrirë”, thotë Reçica për Radion Evropa e Lirë. m.p.

Të fundit

Vlasov Sulaj çon “Epos”-in e Skënderbeut në Miçigan

Nga Leonard Veizi Eposi i Skënderbeut, me kalë, përkrenare dhe shpatë të rëndë luftëtari, udhëtoi me një avion “Boeing” për...

Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi sot në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor se duhet një bashkëpunim sa më i...

Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm

Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u shpreh se asnjë vend...

Shërbimet, rriten me 11.3% shitjet për pasuritë e paluajtshme, ia kalojnë edhe turizmit

Rritje të fortë kanë shënuar dhe pagat, ku kryeson sektori i hotelerisë dhe pasurive të paluajtshme, me 26.2%, i ndjekur nga transporti me 14.9%...

A ekziston një “buton bërthamor” për të shkaktuar luftë bërthamore?

Cila është procedura për nisjen e një sulmi bërthamor? Nuk ka buton të kuq (dhe nuk ka buton as në çantë). Disa mund ta kujtojnë:...

Lajme të tjera

Web TV