Shqiptarët, më optimistët në Ballkan, serbët më të dëshpëruarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor.

Anketa zbulon dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në lidhje me optimizmin për të ardhmen dhe integrimin.

Serbia është vendi më pesimist i Ballkanit dhe mosbesimin më të lartë ndaj Bashkimit Europian dhe NATO-s, ndërsa shqiptarët në Shqipëri e Kosovë kanë optimizëm më të lartë. Në Shqipëri e Kosovë, shqetësimi kryesor janë çmimet, në vend të dytë shëndetësia dhe e fundit kriminaliteti, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që shqetësim kryesor ka kriminalitetin.

Krahasuar me sondazhin e Eurobarometrit në vjeshtë, Shqipëria shënon rritjen më të madhe të optimizmit për 17 për qind, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina rritjen më të madhe të pesimizmit për 6 për qind. Ndërkohë, në Kosovë, Malin e Zi dhe Shqipëri e shikojnë shumë pozitivisht situatën e punësimit. m.p.

Të fundit

GJKKO e la në qeli/ Ilir Meta njofton konferencë për mediat nga burgu

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la...

Avokati i Metës ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se Meta kundërshtoi provat e reja...

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja...

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I...

Zgjedhja e kreut të BKH-së, 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

SPAK ka bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare...

Lajme të tjera

Web TV