Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për punësimin e tyre në vendin tonë.

Rritja e punonjësve në administratën shtetërore, por duke përfshirë një kategori të caktuar të të rinjve 21-29 vjeç, është dhe vendimi më i fundit i miratuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

“Kriteret, që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, janë: Mosha 21 deri në 29 vjeç, Të jetë diplomuar në ciklin e parë apo të të dytë të studimeve, të mos ketë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme, Të mos ketë qenë i punësuar në institucionet e administratës shtetërore në të shkuarën”.

Ndërsa numri dhe kategoria e të rinjve që do të pranohen është e përcaktuar, sipas Institutit të Statistikave mbi 19.1% e të rinjve deri në 29 vjeç ndodhen aktualisht të papunë. 600 të rinj do të kenë mundësinë të trajnohen në administratë për një periudhë 3 mujore, por vetëm 250 prej tyre do të sigurojnë një kontratë punësimi, e cila do të njihet në fund edhe si vjetërsi pune.

“Përzgjedhja e praktikantëve për efekt të punësimit përfshin deri në 200 praktikantë për institucionet e administratës shtetërore, 50 praktikantë për institucionet e tjera publike. Praktikanti për t’u punësuar për 1 vit duhet të ketë përmbyllur me sukses praktikën 3 -mujore dhe programin e trajnimit pranë administratës. Ndërsa përzgjedhja e tyre do të kryhet nga secili institucion pjesëmarrës, bazuar në vlerësimin e performancës”. m.p.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV