Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një “makineri” golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të gjetur një zëvendësues ideal për polakun.

Zgjedhja e drejtuesve katalanas duket se është sulmuesi i Lille, Jonathan David, kontrata e të cilit me klubin francez skadon në fund të qershorit dhe ai nuk pranuar rinovmin, ndaj do të largohet falas.

Drejtuesit e Barcelonës duan të përfitojnë nga ky rast dhe e shohin si një mundësi të shkëlqyer për të nënshkruar me një sulmues me potencial të madh pa paguar asgjë për kartonin e tij.

25-vjeçari ka shënuar 16 gola në Ligue 1 në sezonin që lamë pas dhe 7 gola në 10 ndeshje në Champions League. Kanadezi pëlqhet shumë nga Flick dhe shihet si një zëvendësues i mundshëm i Lewandowski-t, duke parë moshën e tij dhe potencialin që ka. Për David ka interes edhe nga klube të tjera të njohura si Napoli dhe Juventus, por Barcelona është favorite duke ditur dëshirën e vetë lojtarit që e ka pranuar publikisht se e ka ëndërr që një ditë të veshë fanellën e katalanasve. Dhe mesa duket ka ardhur momenti që ta bëjë ëndrrën e tij realitet. m.p.

Të fundit

20 qershor 1967/ Nikol Kidman, eleganca e një ylli që lindi në Paqësor

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të artë të qershorit, kur dielli lind mbi valët blu të Paqësorit me një...

Vrasja e Bugsy Siegel, mafiozit që themeloi Las Vegasin modern

20 qershor 1947 Më 20 qershor 1947, në moshën 41-vjeçare, u vra brutalisht Benjamin "Bugsy" Siegel, një prej figurave më famëkeqe të krimit të organizuar...

Nis shkolla verore për deputetët e rinj të PS, lektori i parë Fatmir Xhafaj

Në ambientet e selisë së Partisë Socialiste ka nisur këtë të premte nga ora 09:00, shkolla verore e socialistëve. A2 CNN mëson se lektori i...

Plumba drejt një lokali në Fushë Krujë, detajet e para

Plumba lokalit ne fshatin Halilaj. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1.30 te mengjesit te sotem, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri, plumbat...

A do të kandidojë për zgjedhjet në Tiranë? Arlind Qori: Nuk u trembemi betejave…

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ç’do të bëjë kjo parti nëse në Tiranë...

Lajme të tjera

Web TV