Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit të votave. KAS ka vendosur të rinumërojë votat në dy qarqet më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Fier, një zhvillim që e shndërron pas-zgjedhoren në arenë të re politike. Çfarë fshihet pas këtij vendimi? A po luhet ndonjë lojë, apo ndryshimi i ligjit për kompetencat e anëtarëve të KAS-it sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR ka sjellë një precedent pozitiv në zgjedhjet shqiptare? Kush fiton realisht?

Rama, dënimi simbolik për “zbythjen” e disave

Një interpretim i fortë politik lidhet me një strategji të mundshme të Edi Ramës për të “disiplinuar” elementë brenda Partisë Socialiste që mund të kenë abuzuar me sistemin e votës preferenciale. Në PS qarkullojnë prej kohësh zëra për grupe lokale që manipulojnë preferencat për të kaluar kandidatë të caktuar, me mbështetje që nuk vjen domosdoshmërisht nga selia qendrore.

Rinumërimi mund të shërbejë si një instrument për të ekspozuar këto manovra dhe për t’u dhënë një “leksion” atyre që kanë vepruar jashtë rregullave. Në thelb, Rama nuk ka frikë se do të humbasë mandatin politik, sepse ka 83 mandate, por kërkon të tregojë se nuk i toleron lojërat që nuk sjellin asgjë të mirë për partinë.

Berisha, loja me kohën dhe harresën

Nga ana tjetër, Sali Berisha duket se ka gjetur në këtë proces një oksigjen politik. Pavarësisht kontestimeve për legjitimitetin e drejtimit të tij, Berisha vazhdon të luajë në mënyrë inteligjente me kohën. Rinumërimi i zgjatur i votave (mund të shkojë deri në fund të korrikut apo edhe më shumë) i jep atij një justifikim për të mos njohur rezultatin dhe për të mbajtur të ndezur narrativën e zgjedhjeve të manipuluara.

Në këtë mënyrë, ai zgjat jetën politike të “betejës” së tij, në një stinë vere ku publiku gradualisht largohet nga zhvillimet politike dhe u dorëzohet pushimeve. Në shtator, kreu i PD (më saktë, pengmarrësi) mund të dalë sërish në skenë si “i vetmi që nuk u tërhoq”. Një strategji e vjetër, por ende efektive në një vend me kujtesë të shkurtër politike.

Në të dyja rastet, duket se qëllimi nuk është ndryshimi real i rezultatit të zgjedhjeve, por ndërtimi i një narrative. Për Ramën, rinumërimi është një tregues force dhe kontrolli mbi strukturat. Për Berishën, një strategji vonese dhe rezistence. Të dy po e përdorin procesin e rinumërimit si mjet për të menaxhuar krizën brenda vetes: njëri për të shuar “flakët e kashtës” në parti, tjetri për të ruajtur statusin si lider i opozitës. m.p.

Të fundit

Shqipëria ‘në flakë’/ Mbërrijnë në Bazën Ajrore, 2 helikopterë të Emirateve të Bashkuara

Ekuipazhet dhe stafi mbështetës u pritën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtant Arben Kingji,...

“Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje!”

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së hënës, ka postuar në Facebook videon e shembjes së një godine pa leje me lëndë plasëse “Mirëmëngjes dhe me...

Temperatura deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me...

Tërmeti 6.1 ballë, shkundi Turqinë, viktima e të plgosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi të dielën provincën perëndimore të Balıkesir, duke shkaktuar një viktimë dhe 29 të plagosur, njoftuan...

Ndahet nga jeta vajza e ish-kryeministrit grek, 34-vjeçarja pësoi arrest kardiak

Asnjë lajm nuk mund ta kishte habitur dhe tronditur më shumë publikun grek sesa vdekja e Lena Samaras , një e re, një gruaje...

Lajme të tjera

Web TV