Foshnja 5 muajshe ndërron jetë, prindërit shqiptarë e lanë në makinë dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në ishullin e Paros në Greqi, ku një foshnjë 5 muajshe me prindër shqiptar ka ndërruar jetë të dielën. Sipas mediave greke, rasti po trajtohet si një hetim penal me elementë të rëndë, ndërsa prindërit shqiptarë janë arrestuar dhe po përballen me akuzën e “ekspozimit fatal të një të mituri”. Megjithatë edhe pse kanë kaluar dy ditë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Prindërit e foshnjës kanë dhënë deklarata kontradiktore në polici.

Nëna ka dëshmuar se foshnja ishte lënë në makinë për të fjetur, ndërsa kjo e fundit së bashku me bashkëshortin ishin në plazh me fëmijët e tjerë. Nga ana tjetër, babai pretendon se e kishin marrë me vete vajzën në det. Një banor i zonës për mediat greke është shprehur se familja kishte shkuar për pushim në plazhin Parasporos me katër fëmijët e tyre dhe se foshnja ishte në gjumë gjatë rrugës, duke lënë të nënkuptohet se mund të jetë lënë në makinë në temperatura të larta. Autoritetet kanë marrë në pyetje dëshmitarë dhe po analizojnë të dhënat e mjedisit ku ndodhi ngjarja. Trupi i foshnjës pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes./kb

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV