Tragjike/ Mbytet në lumin Shkumbin fëmija 6-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve, trupi i të miturit u gjet pa shenja jete pranë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 19:50 të datës 10 qershor 2025, një qytetare me inicialet D. A. ka raportuar për zhdukjen e nipit të saj, i cili kishte humbur kontaktet që prej më shumë se tre orësh.

Pas sinjalizimit, forcat e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe rreth orës 21:30, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës buzë lumit.

Ekspertiza paraprake nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se fëmija është mbytur aksidentalisht në lumë.

Materialet për rastin janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për vlerësim të mëtejshëm ligjor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit./e.t

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV