Sa është paga mesatare bruto në Shqipëri sot? Dalin shifrat zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paga mesatare bruto mujore në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shënon një rritje prej 11.6%.

Megjithatë, nëse krahasohet me tremujorin e fundit të vitit 2024, është regjistruar një rënie prej 1.43%, pasi në atë periudhë paga mesatare mujore kishte qenë 83,401 lekë.

Sektorët me pagat më të larta vijojnë të jenë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe informacioni dhe komunikacioni, të cilat tradicionalisht qëndrojnë mbi mesataren kombëtare për shkak të kërkesës për aftësi të specializuara dhe rolit të teknologjisë në zhvillim.

Ndërkohë, sektorët që përjetuan rritjen më të lartë të pagave ishin administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet sociale, me një rritje prej 16.7%. Kjo rritje reflekton politikat e reja të qeverisë për përmirësimin e pagave në sektorin publik. m.p.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV