Nga një copë pice… te një milion dollarë/ Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mbrëmje e zakonshme për të blerë një picë u kthye në një moment që ndryshoi jetën e Dennis dhe Annette Huber, një çift pensionistësh nga Missouri. Më 12 maj, ndërsa prisnin porosinë në një restorant, ata kuptuan se nuk kishin para të vogla për bakshish. Dennis vendosi të kalonte rrugën për të thyer paratë në një dyqan ushqimor, por në vend të kësaj, bleu një biletë gërvishtëse prej 20 dollarësh.

Ajo që ndodhi më pas i ngjante një filmi: ai fitoi një milion dollarë. “Mendoj se kjo vlen një milion,” i tha ai gruas kur u kthye, ende në shok. Fitorja u konfirmua zyrtarisht nga Loteria e Missouri më 15 maj.

Dennis dhe Annette, të martuar prej mbi 40 vitesh, kanë jetuar një jetë modeste. “Nuk jemi njerëz që kërkojmë luks, është thjesht e pabesueshme,” thanë ata.

Ata nuk planifikojnë ndryshime të mëdha, por shpresojnë të blejnë një kamper dhe të udhëtojnë gjatë pensionit. Fitorja, megjithëse me shanse 1 në 2.4 milionë, ndodhi krejt rastësisht — një vendim i thjeshtë për të ndërruar para./e.t

Të fundit

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Lajme të tjera

Web TV