Reforma Zgjedhore/Hajdari: Basha mos të rrijë kot në shesh, por të mbajë zotimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja e radhës e tryezës së reformës zgjedhore nuk është mbajtur ditën e sotme, pasi opozita jashtëparlamentare vendosi që të mos marrë pjesë, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së saj, Rudina Hajdari i kërkoi opozitës që të rikthehet në tryezën e reformës zgjedhore dhe të mos dalë kot në protestë, pasi teatri u shemb.

Në një thirrje direkte për Lulzim Basha, ajo i kujtoi se u ka premtuar artistëve të Aleancës për Teatrin se do të ndryshojë sistemin, prandaj i kërkoi që të rikthehet në tryezë për të bërë të mundur këtë gjë. Sa i përket protestës së sotme, ajo tha se mbështet, por theksoi se ndryshimi mund të bëhet vetëm duke qenë brenda institucioneve.

“Nëse PD-ja e ka seriozisht që të mbështesë Aleancën për Teatrin, duhet të vijë në tryezë se ka bërë një marrëveshje në 25 korrik 2019, që angazhohet për reformimin e sistemit. Teatri u shemb, PD-ja ta çojë të paktën një premtim deri në fund, të vijë këtu.

Mos rrijë kot nëpër sheshe. Teatri u shemb, çdo bëjmë tani, mbështesni aleancën për Teatrin, zotohuni për atë që i keni thënë aleancës për të reformuar sistemin. Është në këtë kontratë që PD-ja me kryetar Bashën ka firmosur këtë kontratë me aleancën.

Protestën e sotme patjetër e mbështes, por unë jam aktore politike. Unë kam ardhur për ndryshimin e sistemit këtu dhe të mos bëhen peng këta kryetare partie dhe në fund të ditës rrinë me njëri tjetrin.

Basha ka bërë një zotim dhe thotë do të mbroj teatrin dhe zotohem se do të bëhet reformimi i sistemit, po tani ku është Basha. Ta çojë këtë premtim deri në fund. Sot i kërkova Gjiknurit që të mos e vijojmë takimin. Nuk patëm asgjë zyrtare se nuk do të vinin.

Lexo edhe :  “Altin Dumani, njeri kurajoz”/ Rama: Ai ishte aty në zyrë, por ne i dhamë “shpatën”!

Unë dua që të vijnë dhe ta çojmë deri në fund këtë betejë. I kërkova Gjiknurit ta shtyjmë dhe të mos diskutojmë asgjë pa praninë e tyre. Duke qëndruar brenda sistemit mund ta ndryshosh, po dole çfarë do të bësh? PD-ja është zotuar për ndryshimin e sistemit, prandaj i kërkoj që të vijë në këtë tryezë” tha ai.

Të fundit

Trump kërcënon Rusinë pas takimit me Zelenskin, përmend edhe sanksionet

Donald Trump ka ndryshuar përsëri qëndrim ndaj Rusisë. Menjëherë pas takimit me kreun e shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy,...

Koçi: 5 miliardë lekë për lavanderinë që pastron njollat e turpit të Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka reaguar me një status në rrjetet sociale, duke akuzuar kreun e PD-së Sali Berisha për përpjekje të...

Paketa e maleve frenon emigrimin! Më 3 maj hyn në fuqi ligji, ekspertët: Qeveria ndihmon

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për Paketën e Maleve. Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë qytetarëve, ...

Në fushatë me Berishën, Interpol Athina ruan CV të pasur me krimet e Fredi Belerit

Dhionis Alfred Beleri sot Eurodeputet rezulton se ka një CV të pasur me shkelje ligjore dhe krime jo vetëm në shqipëri por po ashtu...

Amerikanët tremben nga Trump, bie mbështetja në sondazhe për presidentin

Mbështetja për Donald Trump në 100 ditët e para të presidencës së tij është më e ulëta për një president në 7 dekadat e...

Lajme të tjera

Web TV