Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Cërrik ku një automjet ka përfunduar në liqenin e Banjës dhe si pasojë ka mbetur viktimë një 50-vjeçare.
Deri më tani nuk dihet sa persona kanë qenë në automjet, por zjarrfikëset po punojnë për nxjerrjen e automjetit.
Ndërkohë deri më tani nuk dihen shkaqet se pse automjeti ka përfunduar në liqen.