Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një varr të sapo bërë që i përkiste një fëmije të vogël, rasti më në fund ka marrë një sqarim.

Në videon e publikuar, shihej që sipër varrit gjithashtu ishte vendosur një kapele ngjyrë rozë, detaj që ngrinte akoma më shumë dyshime se i përkiste një njeriu.

Në fakt varri nuk i përket një fëmije por një qeni, të cilin pronari ka vendosur ta varrosë në pyll pasi kishte ngordhur nga një sëmundje.

Në reagimin po për “JOQ Albania”, pronari i qenit ka bërë me dije se qeni ka ngordhur më datë 28 Mars për shkak të një sëmundjeje dhe se zgjodhën një vend në Dajt për ta varrosur. Sa i përket kapeles së vendosur mbi varr, ata kanë sqaruar se ishte një batanije që e përdorën për ta mbuluar.

“Përshëndetje JOQ. Ky është qeni im Pablo. Ndërroi jetë më 28 mars 2025 si pasojë e një sëmundjeje. Kam video të momenteve të tij të fundit, të cilat i ka konfirmuar edhe veterineri.

Për arsye se qeni ndërroi jetë në mesnatë, shkova në Dajt dhe, për shkak të mungesës së ndriçimit, zgjodha vendin më të përshtatshëm që gjeta për ta varrosur.

Mbulesa që disa mund ta kenë keqkuptuar si ‘kapele’, është në fakt një batanije që përdora për ta mbuluar me respekt për herë të fundit.

Kafshët janë pjesë e familjes për shumë prej nesh. Por në fund, nuk kemi asnjë zgjidhje se ku t’i varrosim me dinjitet,” thuhet në reagim. m.p.

Të fundit

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV