Al Pacino bëhet ylli i parë i filmit që takon Papa Leonin XIV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori, i cili ndodhet në Itali për të xhiruar një film rreth vëllezërve Maserati, pati një audiencë zyrtare me Papën, së bashku me producentin e filmit

Catherine Shoard

Al Pacino është bërë i pari personazh i njohur i kinemasë që ka pasur një audiencë zyrtare me Papën e sapozgjedhur. Aktori, 85 vjeç, u takua me Papën të hënën. Ai ndodhet aktualisht në Itali për të xhiruar një film rreth vëllezërve Maserati, manjatëve të automjeteve.

Pas takimit, producenti i filmit, Andrea Iervolino, deklaroi: “Jemi të nderuar të njoftojmë se këtë mëngjes Shenjtëria e Tij Papa Leoni XIV priti në një audiencë private në Selinë e Shenjtë delegacionin nga filmi Maserati: Vëllezërit, që përfshinte aktorin fitues të çmimit Oscar Al Pacino dhe producentin Andrea Iervolino.”

“Takimi ishte një moment i thellë frymëror dhe kulturor, i përqendruar rreth vlerave të përbashkëta që qëndrojnë si thelb si për Kishën Katolike, ashtu edhe për filmin: uniteti familjar, dashuria, dhembshuria dhe rëndësia e dhënies së kontributit për të mirën e përbashkët.”

Deklarata vazhdoi: “Këto vlera, të cilat Papa Leoni XIV i ka theksuar vazhdimisht në mesazhet e tij të fundit, gjejnë jehonë të thellë edhe te historia e vëllezërve Maserati: një familje që e ndërtoi trashëgiminë e saj jo thjesht mbi inovacionin dhe ekselencën, por edhe mbi respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe vizionin e përbashkët.”

Një fotografi e shpërndarë nga Variety tregon Iervolino teksa i dhuron Papës një model makine Maserati të vendosur brenda një kutie xhami, ndërsa Pacino qëndron pranë.

Në film, Pacino luan rolin e biznesmenit Vincenzo Vaccaro, një nga investitorët e hershëm të kompanisë. Po ashtu, në film luajnë Anthony Hopkins, Andy Garcia dhe Jessica Alba.

Pacino u rrit si katolik nga prindërit e tij italianë në Nju Jorkun e viteve 1940, por besimi i tij u vu në provë kur u rikthye nga vdekja nga mjekët, pasi vuajti nga COVID-19 në 2020.

Lexo edhe :  Skifteri nga Lezha mburret me makinën luksoze, mediat angleze: Kushton 80.000 paund

“Unë besoj që e kam përjetuar vdekjen atë ditë”, shkroi Pacino në autobiografinë e tij të vitit 2024, Sonny Boy. “U ktheva, dhe mund të them që atje s’ka asgjë. Mbaron. Ti je, pastaj s’je më.”

Të dielën, Papa u foli turmave me video nga White Sox ballpark i Çikagos, gjatë një meshe të organizuar për nder të tij. I lindur në Illinois dhe banor i vjetër i Çikagos, Papa njihet si tifoz i skuadrës White Sox.

Përgatiti për botim: L.V

Të fundit

Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste

Avokati Arianit Koci ka prerë flokët para objektit të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për moskonstituimin e Kuvendit...

Deklarata nga Anglia: Rama ka pranuar të marrë të burgosurit shqiptarë

Nigel Farage ka deklaruar se Edi Rama ka rënë dakord të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë nga Britania. Lideri i partisë Reform UK...

Shabani flet për përplasjen me Lapajn/ Adriatiku u zotua që s’do e mbante mandatin

Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka folur në një intervistë për News24 rreth debatit të hapur me ish-aleatin Adriatik Lapaj, lidhur me mandatin...

Altin Dumani u përlesh fizikisht me gjyqtaren? Reagon GJKKO ndaj Berishës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, sipas të...

IKMT “shkund” Llogaranë, ultimatum bizneseve: Çmontoni vetë objektet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar të hënën në zonën turistike të Llogarasë, ku ka filluar verifikimin e ndërtimeve pa leje. Inspektorët...

Lajme të tjera

Web TV