“Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është pozicionuar krah Izraelit në luftën ndaj Iranit, për arsye historike të ditura, por edhe për shkak se vendi ynë strehon muxhahedinët, kundërshtarët e regjimit të Iranit.

Muxhahedinët strehohen në një kamp në Manzë të Durrësit, dhe prej andej ata ishin përfshirë edhe në aktivitet kibernetik ndaj regjimit të Teheranit.

Eksperti Xhavit Shala, i ftuar në Klan News në rubrikën “Përballë Lajmit”, tha se Irani ka synuar të godiste Shqipërinë me raketa, pikërisht kampin e muxhahedinë në Manzë të Durrësit, por kjo ide nuk u realizua.

Por më pas ndodhi sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë.

“Kjo bëri që Irani pastaj të ndërmarri dy hapa; Njëri ngeli projekt ide dhe tjetri u bë realitet. E para, sulmi kibernetik që ishte nga më të ashpërit, Shqipëria nuk ishte sprovuar asnjëherë, ka qenë nga më të ashpërit që ka bërë, që cënoi integritetin e të dhënave shtetërore.

Nga ana tjetër ata u përgatitën për të bërë goditjen me raketa dhe me dronë  ndaj Shqipërisë. Ka dokumente për këtë, ka botime gazetash. Sidomos në 2023 ose më përpara, një gazetë iraniane e nxorri dhe skemën ku do godiste, ishin paralajmërime të gjitha këto, do goditej në Manzë.

Ndërkohë që kjo pastaj u dha dhe si artikull nga një gazetë londineze.

Situata ishte shumë serioze. Mbeti projekt-ide sepse në fund mund të jenë shfrytëzuar kanale të tjera komunikimi që mund të jenë dhënë paralajmërimet e duhura”, tha eksperti Xhavit Shala.

Shqipëria dhe Irani i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike pikërisht për shkak të sulmit kibernetik./kb

Të fundit

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës –...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Lajme të tjera

Web TV